75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / G T

Ky është Napoli i Contes, mposht Juventusin dhe vazhdon si lider i Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Juventusit në derbin e javës së 22-të në Serie A.

Ekipi mysafir shënuan të parët me anë të sulmuesit Kolo Muani në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Në të dytën, skuadra e Antonio Contes realizoi dy herë.

Fillimisht për 1:1 shënoi mesfushori, Anguissa dhe më pas Romelu Lukaku në minutën e 69’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, ekipi ku luan kapiteni “Dardan”, Amir Rrahmani shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e parë.

“Zonja e Vjetër” mbetët me 37 pikë në pozitën e pestë./Indeksonline/