Zafa bën premtimin e rëndësishëm për Prizrenin, do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Zafir Berisha, është takuar sot me dhjetëra qytetarë të Prizrenit.
14-shi i këtij koalicioni mori mbështetje në lagjet “Tusuz”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “10 Qershori”, duke thënë se çdo ditë e më shumë po fuqizohet mbështetja.
“Me kthimin tonë në Kuvendin e Kosovës do të insistojmë në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, përmes ndërtimit të digës në fshatin Manstirec, ku do të akumulohet uji i Bjeshkëve të Sharrit, me ç’rast do të zgjidhet problemi i ujit të pijes për 50 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, në listën e koalicionit AAK-NISMA, Berisha bartë numrin 14.
Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Mbështetje masovike për koalicinin fitues me nr 137, në lagjet Tusuz, Vllezët Stavileci dhe 10 qershori të Prizrenit!
Në javën e dytë të fushatës elektorale, po fuqizohe gjithnë e më shumë mbështetja nga qytetarët e Prizreni për koalicionin e veprave të mëdha me nr 137.
Me kthimin tonë nê Kuvendin e Kosovës do të insistojm në zgjidhjen e problemit të ujëit të pijesë përmes ndërtimit të digës në fsh Manstirec ku do të akumulohen ujit e Bjeshkëve të Sharrit, me që rastë do të zgjidhet problemi i ujit të pijesë për 50 vitet e ardhshëm.
Prizreni ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, si një kandidat për deputet mund të premtojë mbështetje për zhvillimin e turizmit, krijimin e mundësive për punësim dhe promovimin e qytetit si destinacion turistik.