75 Mall Live Search
23:02 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / MSH

Gashi kthehet në vendlindje, kësaj radhe për të marrë mbështetje të pashoq

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, bindi banorët e Atmaxhës që Kosova mundet më mirë.

Përkrahja për të ishte e dyfishtë në tubimin e sotëm, sidomos për faktin që Atmaxha është vendlindja e Gashit, shkruan IndeksOnline.

Dhjetëra banorë u mblodhën për të ndjekur shpalosjen e programit qeverisës në krye me Bedri Hamzën, duke përçuar energji dhe entuziazëm.

“Në vendlindjen time, në Atmaxhë, aty ku dashuria dhe përkrahja për mua dhe PDK-në janë të përhershme. Mirënjohje e përjetshme!

Kobaj, shembull i energjisë dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm!”, shkroi Gashi, pas takimit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kujtim Gashi bartë numrin 15 në listën e PDK-së.