Bëhen 5 vjet nga vdekja e Kobe Bryant

Kanë kaluar 5 vjet nga vdekja e legjendës së NBA-së, Kobe Bryant.
Bryant, kishte vdekur më 26 janar të vitit 2020, pas aksidentimit të tij me helikopter së bashku me vajzën e tij Giannën dhe disa nga bashkëlojtarët e saj në Calabasas.
Helikopteri thuhet se ishte rrugës për në Akademinë Mamba për një seancë stërvitore për vajzën e Bryant kur ndodhi e paimagjinueshmja.
Kobe Bryant la një gjurmë të pashlyeshme në botën e sportit dhe sot ne vajtojmë për humbjen e një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori. I gjithë NBA dhe komuniteti global i basketbollit u pikëlluan për ndarjen nga jeta të një legjende.
Bryant, kaloi tërë karrierën e tij te Los Angeles Lakers ku ju kishte bashkuar në vitin 1996 deri në pensionimin e tij në vitin 2016. Ai kishte fituar 5 tituj të NBA-së me Lakers, në vitet 2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010 ku po ashtu ishte shpallur 2 herë MVP./IndeksOnline/