Dardana i jep mbështetje të fuqishme Ahmet Isufit për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga koalicioni për Kosovën Fituese në Dardanë.
Isufi që mban numrin 40 në listën e kandidatëve për deputet nga AAK ka thënë se Dardana po e jep sinjalin në mbështetje të vizionit e programit praktik për Kosovën Fituese.
“Një frymë që tregon organizim e mobilizim të strukturës, por edhe interesim të jashtëzakonshëm për të ndryshuar gjendjen dhe për ti dhënë kahje Kosovës në rrugën e zhvillimit e integrimit”, ka shkruar Isufi.