Barcelona me 5-she n’kajmak Realit përsëri, fiton Superkupën edhe te femrat

Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës për femra duke mposhtur me rezultat të thellë Real Madridin 5-0.
Duket që kampionet e Evropës, u inspiruan nga skuadra e Hansi Flick duke fituar bindshëm ndaj Realit.
𝗨𝗻 𝗰𝗹𝗮̀𝘀𝘀𝗶𝗰 😌 pic.twitter.com/HIYka0Tg5l
— FC Barcelona Femení (@FCBfemeni) January 26, 2025
Golat e ndeshjes u shënuan nga Hansen në minutën e 31-të, Pajor në minutat e 37-të dhe 45-të, Guijarron në minutën e 62-të dhe Putellas në minutën e 85-të, duke e vulosur fitoren e “Blaugraneve”.
Barcelona, kujtojmë se fitoi edhe Superkupën në futbollin e meshkujve, duke mposht pikërisht Realin me rezultat 2-5./IndeksOnline/