Altin Krasniqi takon të rinjtë e PDK-së në Klinë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka takuar të rinjtë e këtij subjekti në Klinë.
Krasniqi që mban numrin 20 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK ka thënë se kanë biseduar për angazhimin e të rinjve në politikë, sfidat aktuale me të cilat përballet rinia dhe idetë për zhvillimin e mëtejshëm.
“Diskutuam për rëndësinë e promovimit të të rinjve dhe për rolin e tyre vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tone”, ka shkruar ndër të tjera ai.