75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Zafir Berisha: Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhënë fund qeverisë Kurti

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Zafir Berisha, ka thënë se sot Malisheva tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhënë fund qeverisë akutale.

Berisha, përmes një postimi në facebook u shprehë se Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt.

Ndërsa theksoi se devalvimi e vlerave të shtetit dhe institucioneve  që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është vonë.

“Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhën fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt, të cilët e kanë vjedhur bukën e qytetarëve dhe i kanë lën ushtrin pa të, e na kanë shtrejtu energjin elektrike duke bashkëpunu ma mafin serbe!

Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt “pekmezat” e Vlladimirit, dhe ata që me tërrnakop nuk mundesh me ja u gjetën “trutin”.

Devalvimi e vlerave të shtetit dhe institucioneve  që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Zafir Berisha kandidon me numër 14./Indeksonline/