Manaj merr mbështetje të madhe në Banjë të Istogut: Ju jeni shtyllë e LDK-së

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka marur mbështetje të madhe në Banjë të Istogut.
Manaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se bashkë me ju fitorja jonë e përbashkët është e paevitueshme.
“Falemnderit nga zemra Banjë! Ju jeni shtyllë e LDK-së!
Bashkë me Ju fitorja jonë e përbashkët është e paevitueshme! Ju lumtë përfaqësusve të tri nëndegëve për këtë organizim madhështorë!”, ka shkruar Manaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shkëmb Manaj kandidon me numër 29./Indeksonline/