75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 26 Janar 2025 / AR

Miley Cyrus nuk ndryshon mendje në raport me babain

Miley Cyrus aktualisht nuk ka dëshirë të përmirësojë marrëdhënien e saj me babain e saj, siç pretendon “Page Six” të ketë mësuar nga burime të brendshme.

Billy Ray Cyrus (63) u bë sërish tituj të hënën me një paraqitje në Liberty Ball të presidentit amerikan Donald Trump (78), transmeton Indeksonline.

Muzikanti country performoi dy këngë në skenë, u përball me vështirësi teknike dhe u soll në mënyrë të çuditshme. Cyrus thuhet se e ka perceptuar paraqitjen katastrofike të babait të saj në ngjarjen e Trump si “shqetësuese”.

Sipas burimeve pranë këngëtares, babë e bijë nuk kanë një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Këngëtarja thuhet gjithashtu se “nuk ka interes” të ndryshojë asgjë./Indeksonline/