Lisa Rugova merr përkrahje në tubimin e nëndegës së vet, Banjës

Kandidatja për deputete nga diaspora nga radhët e LDK-së, Lisa Rugova, ka marrë mbështetje të madhe nga tubimi në Banjë të Istogut.
Rugova, përmes një postimi në facebook është shprehur se Banja është bastion i pathyeshëm i Lidhjes Demokratike.
Ndërsa ka faleminderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen.
“Bastion i pathyeshëm i Lidhjes Demokratike. BANJË FALEMINDERIT përzemërsisht”, ka shkruar Rugova.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lisa Rugova kandidon me numër 84./Indeksonline/