75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Imri Ahmeti në Topliqan: Të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e fshatit Topliqan dhe Brus.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme.

Ndërsa theksoi se të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Në Topliqan dhe Brus, këtë fundjavë, takuam shumë qytetarë me plot shprese e vendosmëri për ndryshim.

Në Topliqan, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme.

Aty, të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë.

Në Brus, banorët u bënë bashkë për të dhënë një mesazh të qartë: rruga e ndryshimit dhe progresit është zgjedhja e tyre. Me besim të fortë, na dhuruan mbështetjen e plotë për programin dhe ekipin që LDK ofron”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Imri Ahmeti kandidon me numër 7./Indeksonline/