75 Mall Live Search
23:41 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Aksidenti me 3 viktima në Çubrel, Kurti: Ngushëllime familjarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit me 3 viktima në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel.

Kurti, përmes një postimi në facebook iu shprehë ngushëllimet familjarëve të viktimave ndërsa të lënduarve iu urojë shërim të shpejtë.

“Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe.

Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa ka bërë thirrje për kujdes në komunikacionin për të evituar sa më shumë fatkeqësitë.

“Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/