75 Mall Live Search
23:46 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Abazi: S’ka kush që e ndalë ringritjen e LDK-së

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Mustaf Abazi, ka marrë mbështetje të madhe në fshatin Dobratin.

Abazi, përmes një postimi në facebook u shprehë se s’ka kush që e ndalë ringritjen e LDK-së.

Ndërsa theksoi se rikthimi ynë është rruga e re e rruga e duhur.

“Era e fitores po frynte edhe në Dobratin. Në këtë fshat të bukur të Llapit mobilizimi është në kulm.

Ringritjen e LDK-së ska kush që e ndalë. Rikthimi ynë është rruga e re e rruga e duhur.

Bëhu ndryshimi , eja me ne”, ka shkruar Abazi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Mustaf Abazi, kandidon me numër 76./Indeksonline/