75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 26 Janar 2025 / G T

Na kujton Pepe-n, në Portugali futbollisti godet me boks kundërshtarin

Skuadra e Bragës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Boavistas në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në elitën e futbollit portugez.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkruan Indeksonline

Futbollisti nga Uruguai, Rodrigo Abascal Barros goditi me boks lojtarin kundërshtar.

Gjyqtari nuk hezitoi dhe menjëherë e nxorri nga xhepi kartonin e kuq.

Sigurisht që kjo goditje ndaj kundërshtarit do të analizohet edhe nga Federata e Futbollit të Portugalisë dhe mbrojtësi 31-vjeçar mund të marrë një dënim më të rëndë./Indeksonline/