75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 27 Janar 2025 / Z S

Xhemaili: Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tashti, Hajrisë ia shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas fjalimit të Donika Gërvallës dje në Deçan.

Ai përmes një reagimi në Facebook u shpreh se se Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tashti, Hajrisë ja shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Heroina e Manastirit të Deçanit

Heroina e Sava Janjiqiqit,

Heroi i Oliver Ivanoviqit

Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tashti, Hajrisë ja shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit dhe çdo gjë shqiptare ishte e ashtuquajtur, e asaj sot nuk po dihet cila kuzhinë po ja shkruan. Ama një po dihet, gjuha është e njëjtë./Indeksonline/