Amorim thotë se më përpara do të lërë në stol trajnerin 63-vjeçar të portierëve sesa një lojtar që nuk stërvitet mirë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, zbuloi se cila është arsyeja e mungesës së vazhdueshme të Marcus Rashford nga skuadra.
Rashford, i cili është lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit, nuk është paraqitur për Unitedin që nga një fitore 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës në dhjetor.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas fitores së Unitedi ndaj Fulhamit, Amorim u pyet nëse përfshirja e Rashford mund t’i jepte më shumë shtysë sulmuese skuadrës dhe ai shpjegoi pse 27-vjeçari vazhdon të lihet jashtë.
“Është gjithmonë e njëjta arsye,” zbuloi Amorim. “Arsyet janë stërvitja, mënyra se si unë e shoh se çfarë duhet të bëjë një futbollist. Në stërvitje, në jetë dhe është çdo ditë, çdo detaj, pra, nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk do të ndryshojë”.
“Është e njëjta situatë për çdo lojtar. Nëse bëni maksimumin, nëse bëni gjërat e duhura, ne mund të përdorim çdo lojtar”, tha ai.
Ruben Amorim dëshiron që Rashford të tregojë ‘përpjekjet maksimale’ nëse do të riintegrohet në skuadrën e Man Utd.
“Unë do ta vendos Vitalin [trajnerin 63-vjeçar të portierëve të Unitedit] në stol para se të vendos një lojtar që nuk jep maksimumin çdo ditë, kështu që nuk do të ndryshojë në këtë”, përfundoi ai.