75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L A

Danilo ndërpret kontratën me Juventusin, afër të rikthehet në Brazil

Ish-kapiteni i Juventusit, Danilo ka ndërprerë kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

E gjithë kjo vjen pasi që braziliani humbi edhe vendin në formacionin startues të trajnerit Thiago Motta.

Danilo, pritet të rikthehet në Brazil ku do të nënshkruajë për Flamengon në një marrëveshje dyvjeçare.

Për të ka pasur interesim edhe nga Napoli, mirëpo lojtari vendosi për një rikthim në vendlindje.

Danilo, kujtojmë se iu kishte bashkuar “Zonjës së vjetër” nga Manchester City, ku kishte bërë 213 paraqitje dhe gjatë këtyre vjetëve ishte bërë edhe kapiten, ku arriti të fitonte “Scudetton” dhe 2 herë Kupën e Italisë./IndeksOnline/