75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 27 Janar 2025 / FR

Ardian Kastrati: Vetëm PDK-ja mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ka marrë pjesë mbrëmë me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.

Kastrati, përmes një postimi në facebook u shprehë se me PDK-në në krye veteranët janë të vendosur ta mbrojnë lirinë dhe dinjitetin që ata e fituan me sakrificat dhe luftën e tyre

Ndërsa theksoi se vetëm PDK mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë.

“Takimi ynë i mbrëmshëm me veteranët e UÇK-së, heronjët tanë  që shporrën Serbinë nga Kosova, tregon se vetëm PDK mund ta çojë Kosovën drejt fitores.

Me PDK-në në krye veteranët janë të vendosur ta mbrojnë lirinë dhe dinjitetin që ata e fituan me sakrificat dhe luftën e tyre.

Këto zgjedhje janë historike!  Vetëm PDK mund të largoje Kurtin i cili e shkatërroj Kosovën. Vetëm PDK mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë.

Të bashkuar, me forcën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës do ta largojmë Kurtin dhe do ta mbrojmë trashëgiminë tonë të lavdishme”, ka shkruar Kastrati.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Kastrati kandidon me numër 65./Indeksonline/