Llapi mbështetë Mefin

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka marrë përkrahje të madhe në fshatin Dobratin të Podujevës.
Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se Llapi masivisht në përkrahje të Albin Kurtit dhe punëve të mira të qeverisë.
“Tubim i jashtëzakonshëm në Dobratin të Podujevës!
Llapi masivisht në përkrahje të Albin Kurtit dhe punëve të mira të qeverisë. Bashkë për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025!”, ka shkruar Bajqinovci.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Mefail Bajqinovci kandidon me numër 48./Indeksonline/