Kujtim Gashi merr mbështetje të madhe në Vlashnja: Me këtë frymë fitoreje, jemi gati për 9 shkurtin

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka marrë përkrahje të madhe në Vlashnja, në nëndegët “Shaban Polluzha”, “Xhevdet Doda” dhe “Gani Qavderbasha”.
Gashi, përmes një postimi në facebook është shprehur se sot e dëshmuam entuziazëm të madh, mobilizim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Ndërsa theksoi se me këtë frymë fitoreje, jemi gati për 9 shkurtin.
Sonte nga Vlashnja, në nëndegët “Shaban Polluzha”, “Xhevdet Doda” dhe “Gani Qavderbasha”, dëshmuam entuziazëm të madh, mobilizim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Me këtë frymë fitoreje, jemi gati për 9 shkurtin!”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kujtim Gashi kandidon me numër 15./Indeksonline/