75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Aston Villa interesohet për Felix-in

Aston Villa dëshiron të përforcohet në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Skuadra e Unai Emery, ka hedhur sytë te “blutë” e Londrës, ku ka shprehur interesim për portugezin, Joao Felix.

Gjithçka varet nga Chelsea pasi formula e marrëveshjes nuk është e lehtë të vendoset për ditët e fundit.

Felix, nuk po arrin të zë një vend në formacionin startues të Enzo Marescës, ku i cili ka bërë 20 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/