75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 28 Janar 2025 / Z S

Shtyhet seanca për Nagip Krasniqin, avokatja e Ymer Dragushës: Nuk e hapi telefonin

Avokatja e Ymer Dragushës, i cili nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme në rastin e Naqip Krasniqit, ka thënë se nuk ka pasë kontakt me klientin në fjalë.

Avokatja para trupit gjykues është shprehur se Dragusha nuk ia ka hapur telefonin.

“Kam tentuar të jem në kontakt me numrin e tij që e kam, por nuk ka pasë qasje në telefon”, ka thënë avokatja.

Më tej, ajo është shprehur se qaë nga data kur është caktuar seanca e sotme Dragusha nuk është paraqitur tek kjo.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Themelore, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar./Indeksonline/