KQZ-ja sot mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje. Sipas njoftimit janë pesë pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj mbledhjeje pritet shqyrtimi dhe miratimi i disenjit dhe slloganit për fushatën e informimit publik për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.
Po ashtu Këshilli për operacione zgjedhore do t’i shqyrtojë disa pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtarit të KKZ-së në Komunën e Deçanit.
Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionittë QV 1127 në Komunën Mitrovicë e Jugut.
Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionit të QV 1207 në Komunën Leposaviqit.
Shqyrtimi dhe emerimi i KVV-së sipas komunave përkatëse.
Shqyrtimi dhe emërimi i KVV-së sipas në përfaqësit diplomatike.
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mbylljen e QV-ve jashtë Kosovës.