Abdixhiku për planin për Brezovicën: 80 milionë euro investime

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga Brezovica dhe ka prezantuar planin për këtë aset kombëtar.
Kreu i LDK-së ka thënë se investimet në Brezovicë janë me interes nacional.
“Ne duam të investojmë në Brezovicë. Pra, t’i japim fund periudhës së pritjes 35-vjeçare dhe ta kemi prioritet kombëtar, pra ta trajtojmë si investim strategjik të Republikës së Kosovës. Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurove që në fillim”, ka thënë Abdixhiku.