Hajdar Beqa mobilizon shtabin dhe nëndegët e PDK-së në Gjakovë

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa është takuar me shtabin e këtij subjekti në këtë komunë.
Sipas Beqës, ky mobilizim i fuqishëm është garanci për fitoren e madhe që do të sjellë platforma politike “Kosova mundet më mirë”.
Beqa që është kandidat për deputet më numër 31 është takuar edhe me kryetarët e nëndegëve, ku siç shkruan ai u dëshmua edhe një herë se angazhimi i strukturave në Gjakovë do të sjellë fitoren e madhe për PDK-në.