75 Mall Live Search
17:20 / E Martë, 28 Janar 2025 / MSH

Pritje madhore për LDK-në në Kolovicë, Bejta: Ndryshimi ka ardhur edhe para 9 shkurtit!

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, qëndroi në Kolovicë të Prishtinës, një lagje e vetme që mblodhi qindra qytetarë për të takuar nga afër pjesëtarët e LDK-së.

Nga tubimi mikpritës me shumë biseda produktive, Bejta u shpreh se s’ka më dyshim që ndryshimi ka ardhur qysh para 9 shkurtit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bejta bartë numrin 69 në listën e LDK-së.

Ky është postimi i plotë i saj:

Kolovica – një lagje e Prishtinës e cila në tubimin e LDK-së duket si një qytet i madh i Kosovës. Kjo është lagjja me zemër të madhe e me njerëzit e mirë të kryeqytetit.

Pritja që iu bë mbrëmë Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ministrave të rinj të Qeverisë e deputetëve të rinj të Kuvendit, ishte e papërshkrueshme.

S’ka më dyshim se ndryshimi ka ardhur edhe para 9 shkurtit.

Faleminderit për ngrohtësinë Kolovicë. Faleminderit Florian e Faleminderit Erzen! Nuk do t’ju dëshpërojmë!