Sadiku i LDK-së viziton fabrikën e vajit në Gjilan: Shembull i suksesit!

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, qëndroi sot në Gjilan, ku u takua me shumë qytetarë dhe sipërmarrës të këtij qyteti.
Sadiku vizitoi fabrikën për prodhimin e vajit, “Floil”, të cilin e përshkroi si një shembull të suksesit në përpunimin e produkteve vendore dhe zhvillimin e ekonomisë.
“LDK ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendorë që ndihmojnë në zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Sadiku.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Sadiku bartë numrin 35 në listën e LDK-së.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Kënaqësi të vizitoj fabrikën e prodhimit të vajit “Floil” në Gjilan, një nga prodhuesit më të rëndësishëm vendor që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.
Me fokus të qartë në cilësi dhe inovacion, Floil është një shembull i suksesit në përpunimin e produkteve vendore dhe luan rol kyç në zhvillimin e ekonomisë.
LDK ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendorë që ndihmojnë në zhvillimin e vendit tonë.
Bëhu ndryshimi!