75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 28 Janar 2025 / MSH

Gjakova mbledh bashkëluftëtarët e UÇK-së, Brahimaj: Jemi në rrugën e duhur!

Vizioni i AAK-së sot u prezantua përpara qytetaraëve të Gjakovës.

Këta të fundit, kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Lahi Brahimaj, i falënderoi për mbështetjen madhore.

AAK-ja u takua me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku u bë një bashkëbisedim produktiv, me shkëmbim tematikash dhe idesh.

“Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, u shpreh Brahimaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Brahimaj bartë numrin 90 në listën e AAK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës.

Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë,  takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.

Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror.