75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 28 Janar 2025 / MSH

Kërçeli merr përkrahje dhe fjalë të mira nga Konjufca

Kandidati për deputet, që aktualisht është shef i kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, mori sot fjalë të mira dhe lëvdata të mëdha.

Konjufca i zgjodhi fjalët më të ëmbla për Kërçelin, duke thënë se të falsë për të është sikur të fjalsë për veten.

“Kudo që shkoj në Kosovë më thonë që kam gabuar shumë pak në parlament, në mënyrën se si e kam udhëhequr parlamentin,… arsyeja pse kam gabuar kaq pak është pikërisht Ilir Kërçeli. Krejt arritjet e mia si kryetar i kuvendit dhe performanca ime në kuvend i ka krejt ato çka shihen, por më e rëndësishmja është ajo që nuk shihet. Prapavija, regjia, është Ilir Kërçeli”, u shpreh Konjufca.

Nga takimi i mbajtur sot në Shtime, Kërçeli u shpreh se po punojnë fort për fitoren e 9 shkurtit.

Emri i tij u brohorit nga pjesëmarrësit në tubim.