Aliu nga Mramori: Shpresa dhe entuziazmi për ndryshim po vërehen qartë nga takimi në takim

LDK-ja sot mori përkrahje të madhe nga Mramori.
Pavarësisht se tubimi i strukturave të LDK-së me banorët e këtij fshati u realizua në orët e vona të mbrëmjes, mbështetja ishte madhore.
Kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Fadil Aliu, u shpreh i lumtur nga rezultatet e këtij takimi.
“Mramori
Ditën e përmbyllëm me një mbështetje të fuqishme në Mramor.
Shpresa dhe entuziazmi për ndryshim po vërehen qartë nga takimi në takim.
Atë shpresë dhe atë entuziazëm janë vet qytetarët që e kanë kthyer në mobilizim, mobilizim të madh për ndryshim e ringritje!”, shkroi ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Aliu bartë numrin 50 në listën e LDK-së.