Aliu e Nikoloski do të vizitojnë punimet në rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të inspektojnë punimet që janë bërë deri tani në Lotin 3, pëgjatë trasesë së hapur në rrugën Prizren-Tetovë.
Ndryshe edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pak ditë më parë për RTK-në ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.
Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit.
Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min. nga 3 orë sa është aktualisht.