75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / MSH

Vajza e Ismail Kadaresë ndan fotografinë e rrallë me të atin: Hera e parë që…

Besiana, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, ka ndarë një fotografi të rrallë me babain, kur ajo ishte e vogël.

Kadareja dje do të mbushte 89 vjeç, po të ishte gjallë, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht se është ditëlindja e parë pa të, Besiana shkroi: “Sot do të kish bërë 89 vjeç. Hera e parë që vjen ditëlindja e tij dhe babi nuk është më i kësaj bote”.

Kadareja vdiq, më 1 korrik të vitit të kaluar, duke lënë pas vetes një veprimtari të madhe letrare./IndeksOnline/