75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

“Çmenduri” në çerekfinalen e Kupës së Botës në hendboll, Franca siguroi kualifikimin me një gol në sekondat e fundit

Kombëtarja e Francës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në hendboll, pasi mposhti me spektakël të vërtetë, Egjiptin.

“Gjelat” fituan në sekondat e fundit me shifrat 34-33, shkruan Indeksonline

Ishte lojtari egjiptian, Yahia Omarit që shënoi gol për t’i barazuar shifrat në minutën e fundit dhe ishin vetëm pak sekonda para fundit të ndeshjes.

Kur lojtarët e Egjiptit po festonin, një kundërsulm i shpejt ndodhi nga Franca dhe lojtari Luka Karabatic shënoi nga gjysma e fushës për t’ia dhënë fitoren e “çmendur” shtetit të tij.

Në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Franca do të luajë ndaj Kroacisë.

Kujtojmë që sonte zhvillohen edhe dy çerekfinalet e fundit, Danimarka-Brazili dhe Portugalia-Gjermania./Indeksonline/