75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / MSH

Kastrati pritet me duartrokitje e brohoritje madhore nga Klina deri në Prishtinë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati pati një ditë të ngjeshur dje.

Emri i tij u brohorit dhe duartrokit nga qindra qytetarë që u mblodhën në tubimet e PDK-së.

Dita nisi në tri fshatra të Malishevës: Damanek, Bubel e Çupevë, ku përveç prezantimit të programit qeverisës, Kastrati bisedoi me banorët rreth sfidave me të cilat u ballafaquan këta 4 vjet të qeverisjes së Kurtit.

Bashkë me shokë, Kastrati mori mbështetje të madhe, duke u bindur se mobilizimi për 9 shkurt është si asnjëherë më parë.

Pas Malishevës, radhën e pati Klina, që unanimisht u pajtua për rrëzimin e Kurtit nga pushteti. Me shumë zemër dhe shpresë, Kastrati thotë se Klina ndezi flakën e fitores për PDK-në.

Drenasi e Prishtina ishin ndalesat e radhës për 65-shin e PDK-së, në takimin përmbyllës të ditës me veteranët e UÇK-së, ata që sakrifikuan shumë për popullin dhe tokën e Kosovës.

“Me ftesë të mikut tim Gencit (vëllait të komandant Calit) dhe në përkrahje të rëndësishme nga veterani i PDK-se e njeriu i ditëve të para të ilegales z. Ramadan Avdiu, sonte mbajtëm një tubim të jashtëzakonshëm  me veteranë të UÇK-së, anëtarë e simpatizantë të PDK-së dhe qytetarë të Prishtinës që iu bashkuan vizionit e programit të Bedri Hamzës” u shpreh Kastrati.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Kastrati bartë numrin 65 në listën e PDK-së.