75 Mall Live Search
15:17 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / MSH

20 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Sudanin Jugor

Një aeroplan i vogël që transportonte punëtorë nafte në “Unity State” të Sudanit Jugor u rrëzua të mërkurën.

Sipas një zyrtari që konfirmoi rastin, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 20 persona.

Aeroplani u rrëzua në aeroportin e fushës së naftës “Unity”, teksa po shkonte për në kryeqytetin Juba.

Pasagjerët ishin punëtorë nafte të Greater Pioneer Operating Company (GPOC) një konsorcium që përfshin China National Petroleum Corporation dhe Nile Petroleum Corporation në pronësi të shtetit, shkruan BBC.

Ai tha se në mesin e të vdekurve ishin dy shtetas kinezë dhe një indian.

Akoma nuk dihen rrethanat që çuan në përplasjen që ndodhi.