75 Mall Live Search
15:42 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / LB

Haradinaj kujton betejën e Rogovës së Hasit: Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit në përvjetorin e saj.

Daut Haradinaj ka thënë se rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

Sot, me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit. Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Burrat elitarë, të prirë nga vëllezërit Lleshi, Komandant Agim Zeneli, Agron dhe Sejdi Rama, Luan Smajli, Agush Gjocaj, Valon Gashi, Bahtijar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gëzim Ademaj, Haxhi Kleqka, Gaspër Karaqi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala,  gjithçka për lirinë”, ka kujtuar Haradinaj.