75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / Z S

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë- Laç, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë- Laç ku dy automjete janë përplasur mes tyre pranë kryqëzimit të Markatomajve.

Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka mbetur e lenduar por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, raporton Abcnews.

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti, por nga të dhënat paraprake mësohet se njeri nga drejtuesit e mjetit humbi kontrollin e saj si pasojë e lagështisë në rrugë./Indeksonline/