75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / S Z

Fadil Aliu: Uragani i fitores dhe ndryshimit nis nga Kodra e Trimave

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në Kodrën e Trimave.

Postimi i plotë i Aliut:

Uragani i fitores dhe ndryshimit nis nga Kodra e Trimave

Përherë e më shumë, gjithnjë e më tepër! Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kodrën e Trimave.

Ashtu siç ka qenë gjithnjë, edhe sonte, Kodra e Trimave dëshmoi se është në ballë të ringritjes së fuqishme të LDK-së. Nga këtu nis e gjithandej Republikës po ndihet e po shihet fryma e ndryshimit! U jam falënderues! U jam mirënjohës!

Përulem përballë një mbështetjeje të tillë, përball një mobilizimi të tillë që të bën nder e të bën krenar.

Nga sot e çdo ditë deri më 9 shkurt të trokasim në secilën derë, tek çdo familje, të mobilizohemi edhe shumë më shumë drejt synimit tonë të përbashkët – ndryshimit.