Adriana Lima përballet me të paprituren

Modelja Adriana Lima ka postuar në Instagram dhe ka treguar se është bërë viktimë e mashtrimit, duke i paralajmëruar të gjithë që të mos bien pre e tij.
Sipas postimit të saj, dikush në TikTok po pozon me emrin e saj dhe po u kërkon njerëzve para, transmeton Indeksonline.
“Ky person ofron dhurata dhe më pas kërkon para, kartë krediti dhe informacione për adresën e shtëpisë. Jini të kujdesshëm dhe mos ndani asnjë informacion personal ose financiar. Adriana Lima nuk kontakton personalisht fansat për të ofruar dhurata dhe për të kërkuar pagesa”, thuhet në njoftim në postimin e saj.
Në fund ajo shtoi se të gjithë ata që hasin në profilin e përmendur duhet të denoncojnë menjëherë mashtrimin./Indeksonline/
