75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / AR

Nga puna që e vogël te historia e dashurisë me reperin, rrëfehet Jori Delli

Modelja Jori Delli ka treguar detaje nga jeta e saj, në një intervistë për shoqen e ngushtë, Beniadën.

Jori ka rrëfyer se ka punuar në një dyqan luksoz që e vogël. Ajo tha se ishin të gjitha gra në moshë dhe ishte ajo që “shfrytëzohej” disi. “Nuk kishim ashensor por vetëm shkallë dhe më kërkonin psh të shkoja të merrja çantën në katin e parë. Shkoja se më vinte edhe keq. Kur shkoja në shtëpi mbaja këmbët ngritur nga dhimbja”, ka treguar Jori.

"Mendoja se lidhja jonë nuk do zgjaste më shumë se 1

Modelja ka folur për lidhjen me partnerin e saj, reperin italian Fred de Palma, për të cilin tha se njihet prej shumë vitesh për shkak se ka marrë pjesë në një videoklip të tijin. “Jemi parë pas shumë vitesh rastësisht, unë isha jo e lidhur edhe ai ishte beqar, jemi takuar dy tre herë rastësisht dhe pastaj kemi filluar të flasim, ka lindur një gjë avash avash por ka qenë shumë e bukur. Nuk e prisja se mendoja që marrëdhënia jonë do zgjaste një muaj ose dy”.

Ajo ka treguar edhe sakrificat e familjes së saj në Itali, ku ajo ka studiuar inxhinieri. Sipas Jorit, i ati kur ka shkuar në emigrim ka bërë tre punë, që nga mekaniku e deri te shtrimi i parketit. “Kam qenë e rritur mes dy prindërve që kanë qenë të kundërt me njëri-tetrin, se njëri është fans i madh i punës, tjetra është fanse e studimit. Dhe prandaj unë kam një miksim dhe sa të merren vesh ata unë i kam bërë të gjitha”, tha Jori.

Ndërsa e pyetur nëse ka ndonjë besëtytni ku beson, Jori rikujtoi një histori kur shkoi në ditëlindjen e saj kur ishte e vogël dhe nxori një hudhër që e ëma ja kishte futur në xhep dhe nuk e kuptonte se çfarë ishte. “Nuk e di ku besoj por për siguri e marr një hudhër me vete” tha modelja./Living.al

"Mendoja se lidhja jonë nuk do zgjaste më shumë se 1