75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 30 Janar 2025 / AR

Këngëtarja performoi në një skenë bosh, “shpërthejnë” ndjekësit

Këngëtarja Camila Cabello ka renë në qendër të vëmendjes pasi një foto e saj duke performuar para një arene pothuajse të zbrazët u bë virale në rrjetet sociale.

Cabello, 27 vjeç, u filmua në skenë në Atlanta’s State Farm Arena, pasi shumë vende bosh mund të shihen në sfond, transmeton Indeksonline.

Fotoja e postuar në platformën X, u bë shpejt virale, duke shkaktuar një mori komentesh dhe spekulimesh nëse këngëtarja mund të tërheqë akoma audiencën.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Sipas informacioneve, shfaqja e 19 janarit nuk ishte një koncert klasik, por një ngjarje korporative për të cilën shumica e biletave ishin të rezervuara për sponsorët.

Vetëm një numër i kufizuar biletash ishin në dispozicion të publikut – dhe ato u shitën. Pra, edhe pse fotografia të jep përshtypjen e dështimit, ajo nuk tregon gjendjen e vërtetë./Indeksonline/