75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Skandal në NBA/ Serbët hedhin valle në mes të palestrës së Chicago Bulls-ave me këngë për Kosovën

Një skandal i madh ka ndodhur në NBA, gjatë ndeshjes mes Chicago Bulls dhe Denver Nuggets.

Pas përfundimit të pjesës së parë në këtë ndeshje të lartpërmendur, në mes të palestrës u shfaq “Ansambli Trashëgimisë Serbe”. Të cilët kishin një performancë, shkruan Indeksonline

Por në sfond ata zgjodhën një muzik të njohur që përfshinë shtetin e Kosovës. Ku kërkohet bashkimi i trojeve.

Organizuesit ndoshta nuk ia kishin idenë se çfarë po thuhej në këtë këngë, por kjo paraqitet si një skandal i madh në një kompeticion siç është NBA-ja.

Kjo ishte një befasi nga Chicago për basketbollistin e Denver Nuggets, Nikola Jokiq, i cili në këtë ndeshje shënoi 33 pikë, bëri 12 kërcime dhe 14 asistime./Indeksonline/