75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 30 Janar 2025 / MSH

Një shtetase e Shqipërisë thotë se u dhunua në Lipjan

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është dhunuar në Lipjan.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje, shkruan IndeksOnline.

Policia njofton se në stacion janë shoqëruar katër persona, përfshirë dhe viktimën, e cila ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin.

“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline/