75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 30 Janar 2025 / FR

Aksidenti në Uashington, Haradinaj: Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga lajmi për aksidentin midis një avioni dhe helikopteri në Uashington DC.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këto momente të rënda, mendimet janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ka shkruar Haradinaj.