Jordan Henderson largohet nga Ajaxi, befason me skuadrën e re

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson, ka ndryshuar befasisht skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori anglez është larguar nga Ajaxi dhe ka arritur marrëveshje me Monacon, shkruan Indeksonline
34-vjeçari kishte kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2026, por ai tashmë ka vendosur të transferohet te skuadra nga Franca.
Hendo në Ligën holandeze ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka bërë katër asiste.
Kujtojmë që Monaco është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/
🚨🔴⚪️ EXCLUSIVE: AS Monaco are closing in on deal to sign Jordan Henderson from Ajax as new midfielder!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2025
Permanent move almost agreed on contract until June 2026.
Here we go, soon 💣🏴 pic.twitter.com/zdKo518vf2