75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 30 Janar 2025 / AR

Iker Casillas në lidhje me aktoren e filmave për të rritur?

Jo bota por dashuria rrotullohet rreth Iker Casillas!

Duket se ai nuk është beqar pasi krahë tij u pa ish-aktorja e filmave për të rritur dhe modelja e Onlyfans, Claudia Bavel, transmeton Indeksonline.

Ka kohë që përflitet për lidhje mes Casillas dhe Bavel, ndërsa tani gjërat duket se po bëhen më serioze.

Thuhet se ajo është gruaja e re në krahun e Iker Casillas: Claudia Bavel.

Është hera e parë që 43-vjeçari dhe Bavel fotografohen së bashku. Megjithatë, prej kohësh flitet për një lidhje mes tyre.

Një vit më parë, mediat spanjolle raportuan se kampioni i botës dhe modelja kishin darkuar së bashku në një restorant në Lloret de Mar.

Casillas ishte në lidhje me gazetaren Sara Carbonero për vite me radhë. Ata u divorcuan në mars 2021. Kur Casillas u bë kampion bote në vitin 2010, ai dha një intervistë pas finales së Kupës së Botës. Ai e puthi Carbonero-n para kamerës në atë kohë nuk dihej ende zyrtarisht që të dy ishin bashkë. Casillas ka dy djem me gazetaren./Indeksonline/