75 Mall Live Search
15:37 / E Enjte, 30 Janar 2025 / S Z

Familja mbështet fuqishëm Selim Pacollin: Jemi me ty në rrugëtimin tënd !

Kandidati për deputet nga koalicioni Lista për Familjen Selim Pacolli, ka mbështetjen e parezervë  të familjes, në rrugëtimin e tij politik.

Është vajza e tij Bardha e cila e ka falenderuar babain e saj, për edukatën  që ua ka dhënë. Ndërsa ka thënë se nga gurthemeli i edukatës që ka marrë nga babai, ajo po i edukon dhe rris fëmijët e saj.

Bardha ka thënë se janë me babain e saj në rrugëtimin e tij, ashtu siç ka qenë ai gjithmonë aty për ta, në rrugëtim të tyre.

“Për më të mirin tim, Babin.  E vërteta është që unë kurr nuk mund të ngrej ty në piedestalin që meriton. Unë nuk jam e zonja të thur aq shumë fjalë për të përshkruar imazhin tënd aq sa dua. Dua të përqafoj fort nga larg dhe të them pafundësisht FALEMINDERIT.  Faleminderit që na edukove e na mësove në frymën e dashurisë, respektit e mirënjohjes për njerëzit, ruajtjen e vlerave me të larta shoqërore dhe kombëtare. Nga ky gurthemel i edukatës sonë i ndertuar nga ti, unë sot bija jote po i rris e edukoj  fëmijet e mij, bazuar në parimin tënd Familja është mbi të gjitha. Jemi me ty në këtë rrugëtim tëndin, ashtu siç je ti me ne, në çdo rrugëtim tonin, si bija jote dhe si familja jote”, ka shkruar Bardha, vajza e kandidatit Pacolli në dedikimin për babain e saj.