Skena si në filma në Gjilan, qytetari godet veturën e policisë, lëndohen katër zyrtarë policorë

Një qytetar ka tentuar t’i ikte policisë në Gjilan duke mos u ndalur në pikën e kontrollit. I dyshuari gjatë ikjes ka goditur disa herë veturën e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë, e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë. Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe ai është futur nën kontroll. Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/