Hallakamë në Gjykatë, gjyqtarja përplaset me avokatët e Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës

Seanca për vrasjen e Liridona Ademaj po shoqërohet me tensione e përplasje mes gjyqtares së rastit, Fatime Dermaku dhe avokatët e Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, transmeton IdneksOnline.
Avokatja e Naim Murselit: “Nëse diçka jeni përngut me kry këtë land, veq ta kryjmë e ta hekimm, atëherë tregonani edhe jemi në rregull. Mirëpo po na i mohoni të drejtat elementare që i kemi na si mbrojtës për palët tona.
Gjyqtarja Fatime Dermaku: A vokate a po ulesh? Avokate ulu se ju e përfaqësoni Naim Mureselini, se ligji ua ndalon të diskutoni dhe të mbroni interesat e një të akuzuari tjetër. Avokate a po ulesh? I tërhiqet verëjtja avokatës që të mos e pengojë punën e gjykatës sepse e njëjta është mbrojtje e të akuzuarit Naim Murseli.
Nga ana tjetër, avokati Ndrec Dodaj ka paralajmëruar largimin e tij nga salla.
I akuzuari Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet pa u dakorduar me avokatin e tij.
Gjyqtarja Fatime Dermaku:Mos deklarimi i juaj nuk mirret si pranim i fajësisë, në rregull jemi, keni të drejt të heshtni./IndeksOnline/